TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2025, 21:36

"Korrupsioni është rritur", Salianji: SPAK, instrumenti më i fortë që mban në pushtet Ramën

Shkruar nga Pamfleti

"Korrupsioni është rritur", Salianji: SPAK, instrumenti

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur lidhur me SPAK.

Ai tha Prokuroria e Posaçme ka dështuar në misionin e saj për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe është shndërruar në një instrument politik në duart e kryeministrit Rama.

Salianji u shpreh se që pas krijimit të SPAK, korrupsioni në nivelet e larta zyrtare nuk është ulur, por përkundrazi, është rritur.

Sipas tij, krijimi i SPAK duhej të kishte si qëllim parandalimin e korrupsionit përmes frikës nga ndëshkimi, por realiteti tregoi të kundërtën.

“Nga momenti i krijimit të SPAK e deri tek dosjet për të cilat flasim, po shohim që standardi në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë është më i rritur”, tha ai për “Syri Tv”.

Për ish-demokratin, SPAK dhe e gjithë reforma në drejtësi funksionojnë si një mjet presioni në duart e kryeministrit.

"Drejtësia, kështu siç është sot, është instrumenti më i fortë që e mban në pushtet Edi Ramën”, u shpreh ai teksa risolli në vëmendje raste specifike.

Ervin Salianji theksoi se Rama ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi SPAK dhe e përdor atë për të konsoliduar pushtetin, duke mbajtur nën kontroll jo vetëm qeverinë e parlamentin por edhe sistemin e drejtësisë, biznesin dhe median.

1 Komente

  1. R
    Roku

    Ky eshte problemi, qe do te te bejne te humbesh edhe rradhen tjeter. Thuj dhe Grides se makinat dhe profumet kushtoje

    Lini një Përgjigje