
Deputeti i PD Në Lushnje, Saimir Korreshi ka mbërritur në ambientet e Kuvendit me një tufë me grurë, në formën e buqetës, veprim ky që ka nxitur reagimin e të gjithë të pranishmëve.
Korreshi tha se ishte në Kuvend për të dërguar zërin e fermerëve, që këtë vit dolën me humbje si pasojë e çmimit të ulët të grurit.
Deputeti i PD tha se do t’i kujtonte qeverisë, sidomos ministres së Bujqësisë për premtimet e pambajtura. Sipas tij çmimi i grurit është shumë i ulët në krahasim me atë në bursë.
“Nga fermerët e Myzeqesë, drejtuar qeverisë, por në veçanti ministres së Bujqësisë, që iu premtoi të gjithëve që të mbillnin grurë dhe në prill. Sot po ju sjell grurin, meqë i morët votën. Se ja futet pak në çmim. Jo vetëm që nuk morëm subvencion apo dhe naftë, por sot në bursë…do vazhdojnë të gënjejnë sot, se aty në bursë është me 22 dollarë kuintali. Ndaj të gjithë njerëzit, fermerët kanë dalë me humbje. Ndaj t’i japim ndonjë kokërr leku duke i subvencionuar.”, u shpreh Korreshi.
Lini një Përgjigje