Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nga Foltorja e Kuvendit kërkoi që data 27 qershor të shpallet dita e gjenocidit ndaj popullit çam. Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se ndihet i keqardhur që qeveria shqiptare ende nuk ka nxjerrë një deklaratë për heqjen e ligjit për luftë me Greqinë dhe nderimin e viktimave të Çamërisë.
“Kërkojmë që 27 qershori, të shpallet dita e gjenocidit ndaj populli të Çamërisë. Siç është e njohur botërisht, mbi popullsinë çame u krye një gjenocid. 2770 jetë njerëzore u masakruan mizorisht, qindra fshatra u dogën dhe u grabitën, si dhe 30 mijë shqiptarë u larguan. Qindra të tjerë vdiqën nga uria. Kjo është arsyeja, për nderim të tyre, ju kërkoj që të mbajmë 1 minutë heshtje.
Si Grup Parlamentar kemi bërë kërkesë për të bërë 1 minutë heshtje për gjithë viktimat e popullit çam. U adresuam pasi kjo datë është e njohur edhe me ligj. Është e paarsyeshme që kryetarja e kuvendit që mungon në këto raste, të mos e bëjë në emër të Kuvendit, por të ngrihem dhe ta bëj unë”, u shpreh Idrizi.
Lini një Përgjigje