Deputeti socialist, Erion Braçe gjatë fjalës në Komisionin Antikorrupsion tha se kontrolli i figurës duhet të bëhet i detyrueshëm.
Kjo sipas tij duhet të jetë te partitë dhe trupat që krijohen nga zgjedhjet e njerëzve, brenda institucioneve të rëndësishme kushtetuese deri në nivelin administrativ.
'Njohim çdo arritje të bërë në fushën e antikorrupsionit, edhe dje raporti i DASH vlerësonte faktin që është bërë përparim falë teknologjisë. Nuk e kemi nisur kot apo për shkak të hierarkisë sepse mendojmë se atje duhet adresuar problemi tek partitë dhe trupat që krijohen nga zgjedhjet e njerëzve, trupat politike brenda partive, brenda institucioneve të rëndësishme kushtetuese deri në nivelin administrativ, këto trupa t’i nënshtrohen kontrollit të figurës.
Deri tani ka qenë fakultative në vullnetin e partive, tani duam ta bëjmë të detyrueshëm kontrollin e figurës, qoftë kapjes në nivelin kombëtar, qoftë edhe kapjes në nivelin ndërkombëtar.', tha depueteti i PS.
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ka mbajtur këtë të premte mbledhjen e radhës, ku në fjalën hapëse kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, shpalosi dhe 4 parimet kryesor mbi të cilat do të udhëhiqet i gjithë procesi.
Sipas socialistit puna e komisionit dhe grupit të ekspertëve duhet të ketë në themel gjithëpërfshirjen, transparencën, profesionalizimin dhe te jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Duke u ndaluar te pika e parë, Xhafa tha se “gjithëpërfshirja nuk nënkupton vetëm pjesëmarrjen e grupeve parlamentare, por të të gjithë faktorëve dhe grupeve sociale të interesuara”.
Në seancën e kësaj të premteje mungonte sërish opozita e cila ka bojkotuar totalisht deri tani komisionin antikorrupsion.
Lini një Përgjigje