TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 17:40

“Koha për të ndëshkuar ata që shkatërruan vendin”, Orjola Pampuri: Më 11 maj votoni nr.4 për të ndryshuar Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

“Koha për të ndëshkuar ata që shkatërruan

Nënkryetarja e Demokratëve Euroatlantikë, Oriola Pampuri, njëkohësisht kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Teksa edhe 6 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, ajo ka kërkuar votën e qytetarëve duke thënë se"vota është arma më të fortë që ata kanë".

Në një postim në rrjetet sociale, Pampuri shkruan se vota e qytetarëve do të ndërtojë një të armë më të drejtë, dinjitoze dhe të ndershme, ndërsa thekson se ka ardhur koha për të ndëshkuar ata që çuan vendin në këtë situatë ku ndodhet sot.

Teksa bën thirrje për të votuar nr 4, më 12 Maj do t’i tregoni politikanëve që për 12 vite mbajtën peng ëndrrat dhe shpresat tuaja, se fuqia e votës tuaj mund të zhbëjë perceptimin e tyre. Pampuri thekson se 11 Maji është dita e ndëshkimit të politikanëve që për 34 vite shkatërruan arsimin, shëndetësinë dhe drejtësinë.

Postimi i plotë i Oriola Pampurit:

Më 11 maj duhet të votoni për të ndryshuar realitetin në Shqipëri sepse vota është arma më e fuqishme që keni për të kërkuar llogari dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të ndershme dhe më dinjitoze.

Prej 34 vitesh, shumë segmente të drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë janë lënë pas dore, janë politizuar apo janë dëmtuar nga korrupsioni dhe mungesa e vizionit afatgjatë.

Votimi nuk është thjesht një e drejtë – është një përgjegjësi qytetare për të thyer ciklin e një sistemi të vjetruar, për të sjellë njerëz të rinj me ide të reja dhe për të rivendosur besimin në shtet dhe institucione. Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe të ndërgjegjshme mund të ndërtojmë një Shqipëri ku drejtësia nuk blihet, arsimi formon qytetarë të lirë, dhe shëndetësia shërben me dinjitet për të gjithë.

Votoni 4, që më 12 Maj mos të thoni;

ky vend nuk bëhet,

këtu ndëshkohen hallexhinjtë dhe qytetarët e thjeshtë, jo politikanët e korruptuar,

arsimi është rrënuar,

sistemi shëndetësor nuk i përgjigjet nevojave të pacientëve,

me pagat dhe pensionet qesharake nuk arrijmë të mbyllim muajin.

12 Maji duhet të jetë dita e ndryshimit, ku me votën tuaj duhet t'i tregoni të gjithë atyre politikanëve që për 34 vite ju mbajtën peng shpresat dhe ëndrrat tuaja për një Shqipëri si Europa, se fuqia e votës tuaj mund të zhbëjë perceptimin e tyre, se mund t'ju trajtojnë si 'gogla' sa herë i duheni për interesat e tyre.

Voto 4, Koalicioni Euroatlantik

Beso te Shqipëria.

Lini një Përgjigje