TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2023, 21:29

Koalicioni Berisha-Meta, revoltohet Sula: Zoti i mëshiroftë nga i pari tek i fundit

Shkruar nga Pamfleti

Koalicioni Berisha-Meta, revoltohet Sula: Zoti i mëshiroftë nga i pari

Deputeti i PD-së Dashamir Sula është revoltuar në lidhje me koalicionet e opozitës që janë dorëzuar së fundmi në KQZ për regjistrimin në zgjedhje.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se është për të ardhur keq me situatën e krijuar në PD.

Udhëheqës politik pa sigël pa simbol pa asgjë. Kjo është për të ardhur keq. Zoti i mëshiroftë nga i pari tek i fundit, përfshirë dhe Sali Berishën. Kjo që po i bëhet PD është një skandal dhe tmerruese. Më dhemb shpirti”, tha ai.

Sali Berisha do të futet në zgjedhje krah Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Ilir Metës. Këtë mbrëmje ata kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për të hyrë si koalicion në zgjedhje, teksa kanë provokuar me kërkesën e tyre. Koalicioni do të quhet “Bashkë fitojmë” dhe do të përbehet nga Partia e Lirisë, Partia Demokratike, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Por me shumë mundësi kërkesa e tyre nuk do pranohet në këtë formë. Pak ditë më parë Celibashi konfirmoi se PD drejtohet zyrtarisht nga Lulzim Basha dhe sipas Kodit Zgjedhor, logon dhe emrin e një partie nuk mund ta përdorë asnjë tjetër. Në dokumentin e dorëzuar nga Endrit Braimllari në KQZ theksohet se PD do jetë pjesë e koalicionit dhe kryetar i saj është Sali Berisha, gjë që zyrtarisht nuk është e vërtetë.

sula berisha meta

Lini një Përgjigje