
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë në datat 23 dhe 24 korrik dy qarqet e fundit, ku Partia Demokratike dhe aleatët e saj në koalicionin ‘ASHM’ kërkojnë pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit.
Më konkretisht bëhet fjalë për qarqet Fier dhe Elbasan, ku socialistët e drejtuar nga Edi Rama kanë marrë 22 mandate, ndërsa ‘PD-ASHM’ vetëm 8.
Qarku Elbasan dhe Fier janë të fundit të cilat ende nuk janë shqyrtuar nga Kolegji Zgjedhor, që është hallka e fundit ligjore ku Partia Demokratike mund të kërkojë pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit.
Pas shqyrtimit në Kolegjin Zgjedhor, i hapet rruga Kryekomisionerit Ilirian Celibashi që t’i shpërndajë mandatet kandidatëve, të cilët dolën fitues nga zgjedhjet e 11 majit. Deri më tani kolegji ka rrëzuar pretendimet e PD-së në të gjitha qarqet e ankimuara.
Lini një Përgjigje