TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 10:42

Kërcënimet për sulme nga Irani, Bardhi: Rama i tha shqiptarëve mos i besoni SHBA-ve, të vijë të japë shpjegime!

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet për sulme nga Irani, Bardhi: Rama i tha

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të paraqitet në seancën plenare për të dhënë shpjegime lidhur me paralajmërimin e Ambasadës së SHBA për sulme të mundshme ndaj Shqipërisë nga grupe të lidhura me Iranin.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi kritikoi qëndrimin e qeverisë dhe deklaratat që, sipas tij, minimizojnë një çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Ai theksoi se çështje të tilla nuk duhet të trajtohen si debate politike apo komunikime informale, por kërkojnë transparencë dhe seriozitet institucional.

Bardhi kërkoi sqarime mbi arsyet pse paralajmërimi i SHBA është cilësuar si “hamendësim”, si dhe mbi masat konkrete që janë ndërmarrë nga institucionet shqiptare në këtë drejtim. Ai gjithashtu ngriti pyetje mbi nivelin e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë dhe vlerësimin zyrtar të situatës së sigurisë në vend.

“Çështjet e sigurisë kombëtare nuk janë çështje twitteri, as qëndrime të qeverisë, as kafenesh, janë çështje të rëndësishme, për të mos e përdorur për politikë dhe për të mos ngjallur shqetësim, më duhet të nënvizoj se ne si deputetë nuk kemi informacion mbi çështjet që trajtoni njoftimi i SHBA. Qëndrimi që iu referuar ministri i qeverisë ishte përtej të qenurit skandaloz, një qeveri që nuk arrin dot me radar të kontrolloj naftën që futet kontrabandë, një qeveri që s’ka kapur një gramë kokainë edhe pse i kalon para syve, një qeveri që për vite të tëra nuk pa 98% të sipërfaqe të mbjella me kanabis, nuk mund të jetë e besueshme.

Përpjekjet për të diskredituar informacion zyrtar të SHBA si hamendësim e bën Shqipërinë qesharake në rastin më të mirë, në rastin më të keq jep mesazhin se Shqipëria s’ka bashkëpunim me aleatin tonë strat në fushën e sigurisë, apo nuk ka besim mes njëri-tjetrit. Mesazhi politik që dha dje Rama, përmes zyrës së shtypit është që shqiptarët s’duhet t’i besojnë SHBA për çështje të sigurisë dhe se nuk duhet t’i kushtojnë vëmendje njoftimeve të tyre. Tentativë për të diskredituar SHBA. Ne kërkojmë që Rama të paraqitet në seancë dhe të japë shpjegime për deputetët për 3 çështje, pse e cilësoi hamendësim paralajmërim e SHBA për synimet me vullnet të keq me Iranin, a ka koordinim mes partnerëve ndërkombëtare për çështjen dhe çfarë informacionesh ka shkëmbyer qeveria shqiptare me SHBA, a ka një vlerësim zyrtar të institucionet shqiptare për situatën e sigurisë në lidhje me çështjen e Iranit dhe çfarë masash parandaluese janë marrë dhe cilat janë strukturat e angazhuara në këtë çështje”, tha Bardhi.

1 Komente

  1. F
    FERID

    KA LOLON E VET FERID HOXHA QE THOT CDO IDIOTESI VETEM TE MBAJ KARIKEN E PASURINE

    Lini një Përgjigje