
Ilir Alimehmeti, i cili garoi në zgjedhjet e 11 majit për deputet në Qarkun e Tiranës, rezultoi si personi i dytë më i votuar pas Jorida Tabakut, në listën e hapur të 37 kandidatëve të koalicionit ‘PD-ASHM’, por pa mundur të marrë mandatin e deputetit.
Nga studio e Report TV, Alimehmeti tha se ka dyshime që votat e tij janë vjedhur, duke mos përjashtuar asnjërën palë në grupet e numërimit.
Për këtë arsye, kandidati i ka kërkuar KQZ pamjet filmike për të parë se si ka shkuar procesi.
"Kam dyshime nga të dy krahët. Numërues ka 4 vetë në tavolinë. Përderisa i kërkova pamjet filmike kam dyshime. Ndoshta kamera thotë nuk ekziston kjo gjë, është e drejta e çdo kandidati që t’i shohë.
Kjo është e parashikuar në ligj. Unë jam shumë institucional në këtë drejtim, përderisa ka një procedurë që ka miratuar KQZ, ndiqet ajo procedurë", tha Alimehmeti.
Dyshimet janë për votat preferenciale, çka nëse rezultojnë të vërteta mund të ndezin një tjetër debat mes vetë demokratëve. Por deri atëherë ato mbeten thjesht dyshime.
Lini një Përgjigje