TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Nëntor 2023, 16:49

Kaosi në Kuvend, Rama asnjë tërheqje: Edhe në tarracë të hipin s’ka komisione hetimore, mendjen e kanë te 7 penxheret

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Rama asnjë tërheqje: Edhe në tarracë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot sinjale të qarta se nuk ka ndërmend të negociojë me opozitën për t’i dhënë fund kaosit në Kuvend.

Ai ishte sot në Dibër dhe akuzoi kundërshtarët se betejën e kanë nisur për shkak të reformës në drejtësi. Ai e bëri të qartë se PS nuk ka ndërmend ta shkelë Kushtetutën edhe sikur ata të hipin në tarracën e Kuvendit.

Janë ditë të shëmtuara shumë për politikën por ditë të mira për Shqipërinë. Janë shfaqje shumë të neveritshme që e ulin politikën në sytë e njerëzve por arsyet pse ndodhin janë shumë pozitive. Nëse do vijë një shfaqje e tillë në teatrin do e kishte titullin “Kërcejnë priftërinjtë nga belaja”.

Kjo është një lloj belaje që kush e ka, e ka kërkuar vetë prandaj le ta mbajë vetë. Këtu kam parasysh të gjithë ato që kanë pasur, kanë apo do kenë punë me organet e drejtësisë. Ajo që ne përpiqemi të bëjmë është të përzihemi sa më pak. Nuk mund të jemi komplet të papërzierë sepse jemi pjesë e asaj skene, sepse ju na keni dhënë detyrën të jemi në parlament.  Minimumi që mund të bëjmë është të mos e ushqejmë atë shfaqje, të mos i japim asnjë kontribut.

Jo nëpër penxhere, sikur të arrijnë deri në tarracë dh et kapërcejnë 7 penxhere, nuk ka shans që t’i bëjnë me miratimin tonë. Kjo nuk ndodh. Mendjen e kanë te 7 penxheret ata”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje