
Afera me dosjen CEZ-DIA vijon të shqetësojë ish-presidentin Ilir Meta. SPAk e mori atë në pyetje dhe sot Meta është pyetur nga gazetarët nëse i është komunikuar ndonjë akuzë nga prokuroria.
Meta tha se ka qenë si person në dijeni dhe se nuk ka asnjë vendim që e implikon në kohën kur ka qenë ministër Ekonomie.
''Kam qenë si person në dijeni. S’ka patur asnjë konflikt interesi mes meje dhe DIA-s. DIA dhe jo vetëm ajo, kishin raporte vetëm me CEZ. Ishte marrëdhënie mes shoqërive tregtare.
Nuk kishte raport me Ministrinë e Ekonomisë. Me këtë rast dua t’iu siguroj se çdo përpjekje për të përdorur njerëz që kanë qenë të akuzuar, ndjekur penalisht për falsifikim, mashtrim, vjedhje, duke i përdorur si dëshmitarë të strukturuar për të justifikuar akuza politike, do jetë një boomerang. E vërteta tjetër është që qëndrimi i Ministrisë së Ekonomisë sa kohë kam qenë unë ka qenë vetëm në mbrojtje të interesit publik.
Përpjekjet e Ramës për të riaktivizuar çështje të gjykuara në të kaluarën janë thjesht përpjekjet e tij për të shmangur përgjegjësitë e tij për të gjithë aferë, inceneratorët dhe gjitha aferat e tjera që vetëm sa janë gërvishtur pak”, tha Meta.
Lini një Përgjigje