TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2025, 19:37

Kabineti “Rama 4”, Petro Koçi zbulon emrin e ministrit që e befasoi: Prisja më shumë prurje të reja!

Shkruar nga Pamfleti

Kabineti “Rama 4”, Petro Koçi zbulon emrin e ministrit

Ish-deputeti i PS Petro Koçi është shprehur se ka pritur më shumë prurje të reja në qeverinë e re.

Koçi zbuloi edhe emrin e ministrit që e befasoi në qeverinë e Ramës.

“Është thënë se Rama ka përgjegjësi për ngritjen dhe funksionin e ministrisë së Inteligjencës Artificiale. Ajo është një truk kibernetik nuk është se është një gjë konkrete. Pjesa tjetër mendoj unë do prisja pak më shumë ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar. Mendoja se do të kishte më shumë prurje të reja në qeverinë e re. Ministria e Brendshme me Albana Koçiun, ajo është një zonjë me vlera të mëdha dhe do t’ia dal. Ministri i drejtësisë më ka befasuar sepse ishte shumë pozitive, ai është një djalë i zoti", tha ai në Report Tv.

Lidhur me mungesën e opozitën në seancën e sotme plenare në Kuvend, ai tha se ky skenar i opozitës ishte parashikuar të ishte i tillë.

"Ky është një lajm i vjetër. Lëvizjet e opozitës janë të lexueshme, e dinim që këtë lojë që bënin. Çdo pretendim që ka opozita për defekte në proces duhet marr në konsideratë por ata duan që të godasin zgjedhjet dhe jo ti rregullojnë. Thonë do bëjnë protestat dhe nuk sjellin asgjë dhe i sjellin avantazh mazhorancës", tha ai.

 

Lini një Përgjigje