
Ish-Presidenti Bamir Topi vjen sonte në një rrëfim 360 gradë për "Të Pashoq" në kanalin në youtube të “Pamfletit”.
Që nga dalja nga zyra e Kreut të Shtetit, beteja me FRD-në, bashkëpunimi me Edi Ramën, përplasjet e forta me Sali Berishën, ofertat politike të viteve të fundit, kritikat e forta për opozitën dhe PD-në, pritshmëritë për partitë e reja, gara e 2025, drejtësia e re dhe goditjet e fuqishme.
Gjithashtu një rrëfim për të pathënat për "21 Janarin" dhe dëshmia në SPAK.
-A jeni i gatshëm të dëshmoni në SPAK për 21 Janarin dhe çfarë dini ju më shumë?
Po bëhen 14 vite dhe kur vjen një moment për të zbardhur një ngjarje tragjike, patjetër, që qoftë si qytetar dhe qoftë si President edhe një moment lehtësie. Në momentin po tentohet për drejtësi mbi një ngjarje që ka të vdekur dhe të plagosur. Mbi të gjitha për atë imazh poshtërues të përplasjes me policinë të njerëzve të gjakosur dhe me radhë. Ka 21 Janar, ka dhe 22 dhe 23, apo 24, kur në fokusin e sulmeve politike, madje poshtëruese, u vendosën njerëz që mbanin poste të rëndësishme si presidenti, kryeprokurorja, institucione të tjera të pavarura dhe njerëz të medias. Nuk e caktoj unë nëse thirrem apo jo. Nëse thirrem jam i detyruar të shkoj.
-Do donit tu thërrisnin?
Unë këto kontribut, që nuk quhet ezaurues, se çështja është komplekse. Ka zhvillime para, gjatë dhe pas vrasjeve. Unë kam shkruar një libër për ngjarjet që kanë shoqëruar Presidencën dhe mes tyre është 21 Janari. Shkrimi për 21 Janarin është analitik dhe brenda asaj hapësire që unë kam vendosur ngjarjet kryesore, kam treguar momente të rëndësishme. Ky libër ka dalë në 2018. Pozicioni i presidentit në atë kohë ka qenë jashtë kësj përplasje që ishte mes opozitës dhe qeverisë. Jemi tani jo te ajo që është konsumuar, te momenti pos faktum se si u zhvilluan hetimet, pse u pengun prokurorët dhe pastaj jemi në momentin që pas 14 vitesh është një proces. Çdo njeri që futet në këtë metodike të marrjes së informacionit, padyshim është detyrim. Ju e dini akuzën që është bërë se Kryetari i Shtetit u akuzua si kryetar i grushtit të shtetit. Sot një pjesë e emrave janë në politikë, kanë qen dhe pjesë e komisionit hetimor parlamentar. Jam një nga njerëzit më të interesuar të zbardhet në të gjithë kontekstin e vet “21 Janari”.
Lini një Përgjigje