Ish-presidenti Bamir Topi i është rikthyer edhe njëherë çështjes së 21 janarit dhe akuzave të ngritura në atë kohë nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj tij.
Teksa e cilësoi këtë çështje si të stërkonsumuar, Topi u shpreh se tashmë ajo është dërguar në SPAK, teksa tërthorazi shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar nëse do të thërritet nga SPAK.
“Historia e 21 janarit është e stërkonsumuar. “21 janari” nuk është më histori studiosh. “21 janari” ka ca kohë që është në SPAK. Kur gjërat shkojnë te drejtësia është ekzkluziviteti i saj. Unë jam qytetar i lirë dhe kam detyrimin për çdo gjë, kam parime që t’i në raport me institucionin duhet të funksionosh normal. Çështja e “21 janarit” mu më ka përfshirë indirekt pasi kam qenë në krye të shtetit. Keni fatin që ftoni kryetarin e grupit puçist”, tha Bamir Topi në “Off the records”.
Çfarë ndodhi në 21 janar 2011
Demonstrata e 21 Janarit ishte kulmi i një angazhimi të gjatë politik të opozitës së kryesuar nga Edi Rama, e cila që prej vjeshtës së vitit 2009 po vijonte me kauzën kundër qeverisë me moton “Hap kutitë ose largohu!”. Në fillim të janarit 2011 në një emision investigativ u publikua videoja e ish-zv.kryeminstrit Ilir Meta dhe vartësin e tij, të ndjerin Dritan Prifti duke folur për disa koncensione në këmbim të një shumë parash.
Nisur nga kjo video, opozita e kryesuar nga Rama thirri shqiptarët për një demonstratë kundër qeverisë pikërisht më datë 21 janar 2011. Demonstrata nisi e dhunshme dhe pati goditje mes pjesëmarrësve dhe policisë, ndërsa gjatë pasditës u përdorën edhe armët e zjarrit në drejtim të demonstruesve nga brenda gardhit të kryeministrisë. Hetimet e atëhershme zbuluan se ishte Garda e Republikës ajo që qëlloi dhe një video e publikuar nga gazetari Artan Hoxha konfirmoi se të paktën njërën prej vrasjeve e kreu Garda e asaj kohe.
Lini një Përgjigje