TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 22:01

“Ja plagët e betejës”, Noka tregon dorën e djegur nga zjarri në Parlament: Këtu s’duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë!

Shkruar nga Pamfleti

“Ja plagët e betejës”, Noka tregon dorën e djegur nga

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur pas tensioneve që pushtuan sallën e Parlamentit sot, ku ai ishte edhe një prej protagonistëve.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Noka zbuloi se pas tensioneve të sotme kishte pësuar edhe dëmtime në dorën e djathtë, të cilat i shfaqi për kamerat dhe i quajti “plagët e betejës me horrat e Gardës”.

Ai u shpreh se nuk i duhet vënë flaka Kuvendit, por qeverisë, ndërsa shtoi se në Shqipëri nuk ekziston vota e lirë dhe zgjedhjet.

Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, duhet t’ia vësh qeverisë. Në Shqipëri termi zgjedhje nuk ekziston, ekziston termi tender. Ja ku janë plagët e betejës më horrat e gardës. A kanë imunitet deputetët, Shikoni pamjet e sotme dhe shikoni nëse kanë apo jo deputetët imunitet. Mua nuk do kenë shans që të më ndalojnë ashtu, por sot tentuan të na kontrollonin si dele”, u shpreh ai mes të tjerash.

noka kuvendi

Lini një Përgjigje