TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2025, 13:20

Integrimi në BE, Gjermania mesazh qeverisë Rama: Nuk ka rrugë të shkurtra pa bërë reformat, tre janë parësore

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria duhet të çojë përpara reformat e mëtejshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar thekson ministri gjerman.

Integrimi në BE, Gjermania mesazh qeverisë Rama: Nuk ka rrugë
Integrimi në BE, Gjermania mesazh qeverisë Rama

Pas vizitës së Ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në vendin tonë, Ambasada Gjermane në Shqipëri thekson se Ballkani Perëndimor ka prioritet për këtë vend dhe se e mbështet fuqimisht rrugën drejt BE-së.

Duke u ndalur te vendi ynë, Gjermania vlerëson se dinamikën e reformave, por ka theksuar se nuk ka anëtarësim në BE nësë Shqipëri nuk përmbush të plota reformat.

“Qëllimi është anëtarësimi në BE: Më 17 nëntor, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, vizitoi Shqipërinë si pjesë e një udhëtimi në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai diskutoi rrugën drejt BE-së me Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Spiropali, dhe kreun e SPAK-ut, Dumani. Ballkani Perëndimor ka prioritet për Gjermaninë dhe ne e mbështesim fuqimisht rrugën e saj drejt BE-së. Dinamika në Shqipëri është e jashtëzakonshme; kohët e fundit, ndoshta asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë përparime të tilla. Gjermania vlerëson angazhimin e madh që shumë shqiptare dhe shqiptarë po bëjnë, si në politikë, administratë dhe shoqëri civile, për të realizuar reforma të vërteta.", thuhet në reagim.

Duke theksuar se nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për reformat, në reagimin e ambasadës thuhet se, se Shqipëria duhet të çojë përpara reformat e mëtejshme që të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar .

“Është e qartë që nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por, nëse Shqipëria e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha. Reformat e mëtejshme duhet të miratohen dhe të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një drejtësi e pavarur dhe efektive është thelbi i çdo shoqërie demokratike dhe të lirë. Me SPAK, Shqipëria ka një institucion të fortë që po bën përparime konkrete në hetimin dhe luftimin e korrupsionit. Shoqëria dhe ekonomia mund të lulëzojnë vetëm kur mundësitë shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe ka besim në institucionet e pavarura”, mbyllet reagimi i ambasadës.

integrimi në be gjermania mesazh qeverisë rama

2 Komente

  1. D
    DR.HEINZ M.

    Investitorët gjermanë janë të parët që dëmtohen nga korrupsioni. Si mund ta lejojnë bizneset gjermane Ministrin të flasë për gjënë e fundit? Ai duhet së pari të pyesë: pse i dëmtuat investitorët gjermanë?

    1. E
      Eri

      Gjermania na do dhe e di qe eshte e rrezikshme per Shqiperine te bej pjese ne BE. Me mire jashte keshtu sic jemi ,te shohim punen tone.

      Lini një Përgjigje