
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratave të deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, në një intervistë televizive për miratimin e reformës zgjedhore.
Zhupa i ka bërë thirrje socialistëve që të zbatojnë rregulloren dhe të pranojnë anëtarët e propozuar në këtë komision.
Zhupa shprehet se Gjylameti duhet t’i bëjë thirrje kolegëve që t’i kthehen kushtetutës dhe mos të ndryshojnë rregulloren sa herë e shkelin.
“Fallsiteti në thirrje ndërkohë që vetëm shkelin kushtetutën dhe përjashtojnë deputetët si një rekord i zi parlamentar.
E njëjta Gjylameti që na bën thirrje, bashkë me Toni Gogun janë dy propozuesit të rregullores së re antikushtetuese për përjashtimin nga funksioni i deputetit me dy muaj të kolegëve që prishin qetësinë e hajdutëve dhe kërkojnë zbatimin e kushtetutës.
Nuk u mjaftuan, që në harkun e tre muajve socialistët morën 64 vendime në 10 mbledhje të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin e 29 deputetëve meqë nuk pranojmë të jemi fasadë e seancave ku shkelet kushtetuta dhe nuk respektohen të drejtat kushtetuese. Por vazhduan me propozime antidemokratike dhe antikushtetuese.
Dhe mbasi bën këtë, na paska bërë thirrje për reformën zgjedhore. Është shumë e thjesht reforma, mjafton të zbatoni rregulloren, mos mbani peng komisionin, të votoni përfaqësuesit që kërkon opozita dhe të vazhdoj punën komisioni i reformës zgjedhore.
Por ju doni të caktoni ju përfaqësuesit tanë në komision dhe ne të rrimë mos ju prishim qetësinë e seancave antikushtetuese.
I keni bërë llogaritë gabim!
Thirrjen bëja vetes dhe kolegëve socialist që ti ktheheni kushtetutës dhe jo të ndryshoni rregulloren sa herë e shkelni atë, si në rastin e komisioneve online”, u shpreh Zhupa.
Lini një Përgjigje