TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2024, 13:37

Ilir Meta kërkoi lirinë në Apelin e GJKKO, Gjokutaj: Masa ndaj tij nuk ka asnjë kriter për t’u vendosur, kemi kallëzimin gati për policinë

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta kërkoi lirinë në Apelin e GJKKO, Gjokutaj: Masa ndaj

Avokati Genc Gjokutaj ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për lirimin nga qelia të Presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Në një deklaratë për gazetarët, avokati tha se nuk ka asnjë kriter të përgjithshëm apo të veçante për që Ilir Metës ti caktohet ajo masë.

“Qëndrimi jonë është kundër kërkesës së SPAK dhe gjykatës që caktoi këtë masë. Kjo masë nuk ka asnjë kriter të përgjithshëm apo të veçante për tu vendosur. Edhe nga pikëpamja e dyshimit të arsyeshëm që duhet të bazohet në prova, mund ta them që ky është një vendim i tipit thashethem.

Në te treja procedimet, që këta i kanë bashkuar bashkë, edhe tek pjesa e mosdeklarimit të pasurisë situata është krejt tjetër dhe në momentin që jemi duke investiguar këtë pjesë nuk mund të bëjmë të ditur më shumë. Kemi kallëzimin gati për policinë, por informacioni nga policia do të na ndihmojë për një kallëzim.”, tha avokati.

 

Lini një Përgjigje