
Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e radhës me emigrantët në Milano. Ashtu si në Athinë, Piranjat shoqëruan eventin në periferi të Milanos teksa arrijnë të bisedojnë dhe me disa persona që kishin ardhur nga Kamza.
Inspektori i INUK-ut, Urim Cejku ishte i pranishëm.
“Kemi ardhur nga Kroacia. Kemi kaluar nga rruga tokësore. Kemi bërë rreth 140 euro shpenzime nafte”, thotë bashkëshoqëruesi i tij ndër të tjera.
“Benet Beci dhe Rakip Suli janë më të mirët, ndërsa Erion Veliaj është hajdut”, vijoi ai.
Atmosfera nxehet së tepërmi, pavarësisht merakut të Endri Fugës për mbarëvajtjen e takimit.
Kryeministri Rama nis fjalimin dhe ndërpritet nga disa të rinj që kërkojnë votën e diasporës. Ata grushtohen nga militantët dhe dalin jashtë me shkelma dhe grushte.
Në këtë moment, intervistohet kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu dhe kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara. Të dy dukshëm të acaruar.
Nuk mund të mungonte dhe pyetja për kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me hetimin pasuror që ka nisur SPAK ndaj tij. Sigurisht, kryebashkiaku u shmang pa përgjigje.
Për ti vendosur vulën e suksesit mitingut mendoi kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, që në përplasje me gazetarin iu drejtua me fjalët aspak të hijshme.
“Ik ore legen!”. Harlicaj iu kthye me një pyetje se kush duhet të ndihet me legen, gazetarët që bëjnë detyrën e tyre, apo administrate që është e detyruar të marrë pjesë në këto takime. Më pas, Suli bëri disa veprime të pakontrolluara./Syri Tv
Lini një Përgjigje