TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2026, 12:53

“I implikuar në mega afera”, Berisha kërkon largimin e Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë!

Shkruar nga Pamfleti
“I implikuar në mega afera”, Berisha kërkon largimin e
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për përfshirje në “mega afera” dhe për pengim të funksionimit të drejtësisë.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se emri i kryeministrit përmendet në një raport të OSBE-ODIHR të vitit 2014, ku pretendohet se Rama kishte të depozituara 200 milionë euro në banka “offshore”.

“Përsëri jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës nga detyra e kryeministrit, i cili rezulton i implikuar në mega afera dhe rezulton si pengesa kryesore e mos funksionimit të drejtësisë”, u shpreh Berisha.

Berisha shtoi se, sipas tij, kryeministri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor për t’iu kundërvënë këtyre pretendimeve.

“Ndaj akuzave Rama nuk ngriti asnjë padi civile apo penale”, deklaroi kreu i PD-së.

Berisha përmendi gjithashtu edhe çështjen e banesës së kryeministrit në Surrel, duke e përdorur si argument shtesë në akuzat e tij publike.

"Rama u bë kryeministër me sarajet e Surrelit mbi shpinë, saraje me gjatësi themelesh 57 metra, dy herë më të gjata se vila e Enver Hoxhës”, përfundoi ai.

 

Lini një Përgjigje