
Foto-fakt/ Përveç papunësisë e varfërisë ekstreme, kafazi prej hekuri me të cilin banorët kalojnë Vjosën, është provë e braktisjes nga qeveria dhe korrupsionit e mashtrimeve nga krye bashkiaku batakçi, që zhvati fondet dhe nuk bëri asnjë pasarelë që kushton me pak se makina e tij zyrtare
Siç shihet në foto një zonë e Bashkisë Memaliaj, për të shkuar në punë, shkollë, spital, treg e për shërbime tjera drejt Tepelenës e Tiranës, vazhdojnë ta kalojnë lumin Vjosë nëpërmjet një kafazi hekuri, të varur mbi kavo.
Për t’ua hequr këtë siklet e rrezik që shpesh ka shkaktuar dëmtime në njerëz, kryetari “rilindës” i Bashkisë-Memaliaj, Gjolekë Guci, nën afshin e mashtrimeve për vota, ka bërë një premtim që ka habitur banorët e Memaliajt dhe fshatrave të zonës së Dervenit.
Duke menduar se është më i zgjuar se qytetarët, kryetar Gjoleka po u thotë banorëve që takon: - Më jepni votat për mandatin e 2-të, t’u garantojë ndërtimin e urës brenda mandatit 3-të.
Për ta bërë sa më bindës mashtrimin, kryetar Gjoleka përdor mashtrimin tjetër, duke u thënë banorëve, se ka marrë garanci financiare nga kryeministri Edi Rama, për të filluar punimet e urës muajin e parë të mandatit të tretë, pra në qershor 2027.
Sipas këtij mashtrimi, Gjoleka po mendon edhe për mandatin e tretë, ndërkohë që nuk ka të sigurt as mandatin e dytë, pasi banorët e Memaliajt i kanë bërë gati largimin më 14 maj.
Sepse përveç varfërisë ekstreme, kafazi prej hekuri me të cilin banorët kalojnë Vjosën, është provë e braktisjes nga qeveria dhe korrupsionit e mashtrimeve nga krye bashkiaku batakçi, që në 4 vite zhvati fondet e nuk bëri një pasarelë që kushton me pak se makina e tij zyrtare./Pamfleti
Lini një Përgjigje