TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Maj 2025, 10:23

Humbja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Dashamir Shehi dorëhiqet si kryetar i LZHK

Shkruar nga Pamfleti

Humbja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Dashamir Shehi

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi është larguar nga drejtimi i LZHK.

Gjatë një konference për shtyp, Shehi është shprehur se mban përgjegjësi për humbjen në humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se zgjedhjet parlamentare ishin një farsë mes PD-së dhe PS-së. 

“Këto zgjedhje ishin një farsë mes PD dhe PS. Listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxori këtë rezultat. Ndryshime kushtetuese, rishikim i reformës territoriale dhe reforma zgjedhore do të kërkojmë këto ndryshime, në të kundërt do të vazhdojmë me këto rezultate.

Zgjedhjet i humbëm, prandaj për gabimet e mia dje largohem, i hap rrugë të tjerëve. Nga gjithë zgjedhjet pati një element pozitiv, partitë të reja e çan rrethimin dje, bravo i qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve", tha Shehi. 

Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni Djathtas për Zhvillim arriti të grumbullonte vetëm 5530 vota në të gjithë vendin.

Lini një Përgjigje