TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 11:57

Humbi avantazhin në Kuçovë, reagon Lefter Maliqi: Votat u vodhën dhe Policia e Shtetit është bashkëfajtore

Shkruar nga Pamfleti

Humbi avantazhin në Kuçovë, reagon Lefter Maliqi: Votat u

Deri para pak orësh, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, dukej se ishte në avantazh. Por tani diferenca e votave mes tij dhe kandidatit socialist është pak më shumë se 200 vota në favor të kundërshtarit.

Maliqi ka reaguar ashpër ndaj rezultatit të zgjedhjeve, teksa ka akuzuar kundërshtarin e tij se ka blerë votat.

Ai deklaroi se votat janë manipuluar nga deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku por nuk ngurroi të akuzonte edhe Policinë e Shtetit, duke e bërë bashkëfajtore në këtë rezultat.

Maliqi shtoi se ai ka vënë në dijeni për të gjitha këto shkelje edhe OSBE/ODIHR-in, ndërsa tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj, duke mos u dorëzuar deri në daljen e rezultatit real.

 

lefter maliqi humbja reagim

Lini një Përgjigje