Kryetari i Partsë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve, ka akuzuar qeveritarët se janë derdhur si hordhi drejt Dortmundit me paratë që u janë vjedhur shqiptarëve.
Ai theksosi se ndeshja ka mbyllur të gjitha dyqanet qeveritare.
“Të dashur miq, narkoshteti është shteti më i shëmtuar në të gjitha aspektet. Ndeshja që zhvillohet sonte ka mbyllur të gjitha dyqanet qeveritare.
Ka mbyllur zyrat, ka mbyllur parlamentin tre ditë para. Hordhia e zyrtarëve shqiptarë, të urryer të gjithë nga fansat kuqezi, janë derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve. Haram i paçin. Për hundë do ua nxjerrim! Beteja jonë është betejë për çdo shqiptar.
Është betejë për të sotmen, për të ardhmen e këtij vendi. Është betejë që shqiptarët të mos braktisin vendin e tyre. Është betejë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në këtë vend”, shprehet Berisha.
Lini një Përgjigje