
Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek dëshmia e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dy ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Zoti Meta u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, një ditë pasi aty shkoi bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Çifti Meta-Kryemadhi janë në hetim pasuror dhe gjërat mesa duket kanë përparuar, me presidentin e PL-së që lëshoi sërish akuza ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumanit. Ky zhvillim për juristin Kreshnik Spahiu shkon në lidhje të hetimeve aktuale të drejtësisë për Metën dhe Kryemadhin nga njëra anë dhe arrestimit të Durim Bamit në Dubai nga ana tjetër, që për Spahiun është një mik i Metës. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Spahiu solli në vëmendje që Bami ka dashur të ketë statusin e të penduarit të drejtësisë në vitin 2016, por sipas tij, askush as drejtësia nuk e mori seriozisht. Ndër të tjera në intervistë, zoti Spahiu zbulon detaje nga një përgjim i vjetër, që siç thotë ai, nëse merret seriozisht nga autoritet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë.
-Zoti Spahiu, nga paraqitja e zotit Meta në SPAK, ndër deklaratat ka thënë se është pyetur për shumë pagesa, por janë pagesa që sipas tij janë bërë nga zonja Kryemadhi, pasi në shtëpi kanë patur punët e ndara, ku ai merrej me politikë e ajo me çështjet financiare dhe gjërat e tjera të administrimit të shtëpisë. Si e keni parë këtë dëshmi të radhës së zotit Meta dhe qasjen e tij tejet agresive ndaj SPAK?
Mendoj që kreu i SPAK është një presion shumë të fortë si nga krimi ashtu dhe nga politika. Vazhdoj t’i mbetem qëndrimit që SPAK-u është opozita më e fortë në Shqipëri, qoftë juridike, ligjore dhe institucionale. Sa i përket deklaratave të Metës dhe Kryemadhit po bëjnë një teatër për të ndarë përgjegjësinë politike nga ajo juridike. Ndarja e teatrit mes tyre dy aktorëve, Kryemadhi dhe Meta, është që Kryemadhi të marr përgjegjësinë ligjore përballë SPAK-ut, duke qenë se grua ajo do të marr një masë sigurimi më të lehtë dhe nga ana tjetër Ilir Meta duke marrë kreun e partisë, ruan status quonë dhe imunitetin politik. Është një lojë dyshe, ku Monikës i është lënë përgjegjësia për të pastruar familjen ligjërisht, ndërsa Ilir Metës për ta mbrojtur politikisht. Këtu ka zhvillime të cilat nuk janë të rastësishme. Dje kur janë thërritur Monika Kryemadhi dhe Meta u morën në hetim, Durim Bami u arrestua në Dubai. Unë në politikë dhe drejtësi asnjëherë nuk shikoj rastësi. Fajin e ka zoti Rama që zgjodhi President shokun e Durim Bamit. Nëse ne do i ishim mbajtur disa parimeve, nuk do të ishim sot as me çështjen Bami e as me çështjen Meta, por çdo gjë do të ishte në bankën e drejtësisë. Iu kujtoj shqiptarëve që Durim Bami nuk është një personazh i panjohur por është një personazh i cili tentoi të ishte i penduari i drejtësisë në vitin 2016, për të dëshmuar për lidhjet e tij me politikën. Në vitin 2016, atë askush nuk e mori seriozisht e as institucionet nuk i dhanë status e të penduarit dhe as mediat nuk e morën në mbrojtje, por e morën si një personazh komik. Pas disa vitesh kemi detyrimin t’ju kujtojmë shqiptarëve tentativën që u realizua në vitin 2016, por doli tërësisht e dështuar pasi një personi t’i jepet statusi i të penduarit. Nëse do ishte marrë në mbrojte dhe në statusin e të penduarit, mendoj se shumë krime që kanë lidhje me politikën ndoshta do të ishin zbardhur. Tani mund të jemi përballë dy varianteve, që Durim Bami të mos ekstradohet dhe t’i refuzohet azili politik, për faktin se ka të drejtë që shteti Shqiptar nuk e ka marrë seriozisht. Shteti shqiptar nuk e mbrojti Durim Bamin në 2016-ën kur donte të ishte i penduar. E tani me të drejtë ai mund të thotë që jam i pambrojtur në Shqipëri nga sistemi, i cili nuk më mori në konsideratë. E dyta, mund të jetë varianti që ai mund të pranojë një bashkëpunim me drejtësisë, por që e kam të vështirë ta besojë, pasi disa personazhe të kësaj zone, të cilat janë përfshirë në organizata kriminale. Është shumë e vështirë që Durim Bami të bëhet i penduar dhe të dëshmojë pas kaq historish sepse grupet e tjera kriminale apo personat e tjerë kanë bërë të kundërtën e do ta kishin një lloj burrërie që pas kaq vitesh. E vetmja mënyrë që Durim Bami të bindet është se nëse ai do të jetë i lirë do të rrezikojë. Ndonjëherë më i sigurtë jeta e tij mund të jetë i sigurtë nga drejtësia dhe të japi një kontribut për t’i shërbyer drejtësisë penale, pavarësisht nga konsekuencat që do të ketë.
-Ku është lidhja e Ilir Metës dhe Durim Bamit?
Në vitin 2014 ka patur një akuza nga ish-deputeti Tom Doshi për tentativë vrasje duke paguar Durim Bamin, në një kasetë regjistrimi ku i është dhënë ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sajmir Tahirit.
-Zonja Kryemadhi pranoi dhe tha se kam bërë botox por jo ndërhyrje estetike, ndërsa zoti Meta tha se nuk do të bëj luftë me SPAK, e ky i fundit ishte shumë agresiv ditën e sotme. Ndoshta do të kemi akuza, arrestime, po e ndjejnë apo thjesht është një qasje politike që ta mbajnë sa më larg SPAK-un?
Burgu nuk ia uroj askujt, për aq më tepër kur bëhet fjalë për president e kryeministra të Shqipërisë. Megjithatë duhet parë se çfarë do të dalë nga hetimi. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi pezumohen ta pafajshëm. /SOT
Lini një Përgjigje