TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2024, 18:11

“Rama i ka të ditët e numëruara”, Baçi: Do ta shohim çdo ndodhë kur të dalë Berisha nga arresti

Shkruar nga Pamfleti
“Rama i ka të ditët e numëruara”, Baçi: Do ta
Luan Baçi


Deputeti i PD Luan Baçi, ka deklaruar se Edi Rama është i humburi i madh i zgjedhjeve që do të mbahen më 2025.

Baçi theksoi se qeveria e Ramës është e zhytur në korrupsion dhe se kryeministri ka ditët e numëruara.

“Edi Rama është i humburi i madh i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Janë të dukshme aktet korruptive të kësaj qeverie. Të kesh 700-800 mijë shqiptarë që kanë ikur në mënyrë masive, që të kesh pagat më të ulëta në rajon, të kesh bujqësinë në pikë të hallit, sepse subvencionet vidhen, më keq se kaq nuk mund të shkojë vendi. Një mazhorancë e tillë nuk mund të jetë asesi fituese e zgjedhjeve.

Por Rama e mbështet fushatën e tij tek frika që ngjall tek qytetarët. Rama do të përballet me një opozitë të fortë më 2025. Rama ka ditët e numëruara. Demokratët do të shohin se çfarë do të ndodhë, kur Sali Berisha të dalë nga arresti shtëpiak”, u shpreh ai për "News24".

luan baci partia demokratike

Lini një Përgjigje