
Ish-President Bamir Topi, ka komentuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ish-presidenti Topi, është shprehur se sa i përket hetimeve ndaj Berishës, duhet të zbatohet Kushtetuta që mos krijohen alibi.
I pyetur nëse Berisha duhet të paraqitet në GJKKO sipas masës së sigurisë së përcaktuar, Topi nënkuptoj se duhet të shkoj, duke thënë: Nëse më thërrasin edhe mua do shkoj. Është pushteti i tyre, nëse nuk shkon është çështje e tij.
"Është një ngjarje që e ka bërë publikun të shohi, e të mendojë dhe të presë se çfarë do të ndodh. Shoqëria nga pikëpamja reagimit është heterogjenë. Jam pa asnjë lloj ndjesie emocionale. SPAK ka vepruar mbi një aktakuzë, është futur në procedurat e tyre dhe çështja po i dërgohet gjykatës. Nuk futen në çështjet e natyrës juridike. Ne jemi mësuar që drejtësia të jetë në kontroll e politikës, në mënyrën se si e ka parashikuar emërimin e gjyqtarëve apo prokurorëve, të cilët kalonin nga filtri i politikës. Tani ka ardhur koha që pushtetet ndahen. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodh", tha ish presidenti.
Topi tha gjithashtu se nuk i vjen mirë për çdo kënd që shkon drejt një akuze, por ka ardhur koha që gjërat të qartësohen. Në lidhje me mospranimin e Berishës për t’u paraqitur në GJKKO, ish-presidenti tha se kjo mund të jetë një taktikë e mbrojtjes së tij.
Pjesë nga intervista:
Si e keni parë zotin Berisha? Ka pasur konferenca dhe deklarata për mediat çdo ditë
Topi: Në rast se nuk shkon në GJKKO është çështja e tij, mund të jetë dhe taktikë e mbrojtjes. Mund të jetë dhe në stereotipin e tij.
Nuk më vjen mirë për askënd që shkon drejt një akuze. Nuk më vjen mirë sigurisht. Por, nga ana tjetër ka ardhur koha që gjërat duhet të qartësohen.
A mendoni se i ka ardhur fundi pandëshkueshme risë?
Topi: Unë mendoj se po!
Besoni për një institucion të pavarur?
Topi: Institucionin e bëjnë njerëzit. Sa më shumë njerëz me personalitet… Unë disa i kam njohur kur kam qenë President. Duke u rritur natyrisht që niset dhe masa kritike. Kur diskutojmë për SPAK nuk themi se janë në perfeksion, por janë ende në fillim.
Lini një Përgjigje