TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 10:39

Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

Është rrëzuar kërkesa e Presidencës në Kushtetuese për anulimin e vendimit për përfshirje në seancë të dekretit të Begajt për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë.

Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj, argumentoi se çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të Presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes.

Sipas Zaçajt, kërkesa e përfaqësuesve të Presidencës nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do të trajtohet si pjesë e themelit të çështjes. Ajo theksoi se qëndrimin e tyre për këtë çështje mund ta paraqesin gjatë seancës.

“Në lidhje me kërkesën paraprake. Gjykata pasi shqyrtoi Kërkesën tuaj vendosi njëzëri se çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të Presidentit datë 1.10.20250 është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, objekt shqyrtimi dhe për këtë arsye kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do të trajtohet si pjesë e themelit të çështjes.

Gjykata sjell në vëmendje se vendimi që ju kundërshtoni është marrë gjatë fazës së shqyrtimit paraprak, fazë në të cilën mbledhja e gjyqtarëve vepron në Dhomë Këshillimi dhe subjektet e interesuara nuk janë përcaktuar ende ndaj nuk mund të thirren për t’u dëgjuar”, tha Zaçaj.

 

Lini një Përgjigje