TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 08:02

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e mandatit të anëtarëve të saj

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e mandatit të

Gjykata Kushtetuese do të marrë sot në shqyrtim çështjen e mandatit të anëtarëve të saj. Kushtetuesja vu në lëvizje nga një kërkesë e Presidentit Begaj për deklarimin e përfundimit të madatit të anëtares Sonila Bejtja. Gjykata vendosi ta trajoje këtë si një çështje gjyqësore.

Sipas ligji, Gjykata Kushtetuese duhet të ripërtërihet çdo 3 vjet me 1/3 e anëtareve të saj. Raundi i parë i rivlerësimit duhet të bëhej këtë vit. Përveç kryetares Holta Zaçaj të cilës i ka përfunduar mandati, gjykata duhet të shprehet tani edhe për mandatin e zonjës Bejtja.

Nga vendimi i kësaj gjykate edhe parlamenti do të vendosë se si do të veprojë për zevëndësimin e Elsa Toskës e cila u dha dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar.

Lini një Përgjigje