
Komisioni Evropian do të vazhdojë të ndjekë nga afër edhe procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të SPAK, me qëllim që puna e kësaj strukture të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe efektivitet.
Një takim i një niveli të rëndësishëm është zhvilluar në SPAK mes Altin Dumanit dhe Drejtoreshës së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti.
Në takim u diskutua puna e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Superti e cilësoi diskutimin me Dumanin si “shumë të frytshëm”, duke theksuar rëndësinë e rezultateve të arritura nga SPAK për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Së shpejti pritet që Dumani të vizitojë Brukselin, ku do të prezantojë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij si drejtues i strukturës së posaçme.
Komisioni Evropian do të vazhdojë të ndjekë nga afër edhe procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të SPAK, me qëllim që puna e kësaj strukture të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe efektivitet.
Ky takim nuk duhet parë vetëm në aspektin formal. Mund të jetë një paralajmërim i një arrestimi të afërt në nivele të larta.
Mirëpo mund të jetë edhe një mesazh i qartë për politikën, që të mos fusin hundët në garën për përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Postimi në rrjete sociale:
Një diskutim shumë i frytshëm me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani gjatë vizitës së Drejtoreshës së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti, me fokus te puna e rëndësishme e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar.
Së shpejti presim të mirëpresim z. Dumani në Bruksel, ku ai do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij, një kontribut i madh në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.
Kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër.
Hipokrizi koti ! Kryetari i SPAK s’ka asnjë rëndësi juridike dhe proceduriale plus që është funksion rotatif çdo tre vjet dhe prokurorët e SPAK janë të pavarur ne detyrat e tyre hetimore me një fjalë propogandë boshe për budallenjtë