TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2025, 15:33

GJKKO e la në qeli, Ilir Metës nuk i del inati, njofton konferencë shtypi nga burgu

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO e la në qeli, Ilir Metës nuk i del inati, njofton

Gjykata e Posaçme la sot në qeli Ilir Metën, duke refuzuar rekursin për lirim.

Kreu i PL ka pasur debate me prokurorët e SPAK në sallën e gjyqit, ndërkohë që ka reaguar dhe në rrjetet sociale.

Meta ka paralajmëruar një konferencë shtypi nga qelia ditën e nesërme, përmes telefonit.

Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e "Rilindjes".

Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentet e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë  pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.

Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, shprehet Meta në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje