TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 11:32

Gjekmarkaj sulmon Peleshin: Dumanin dhe Çelën po i trajton si zëdhënës të deputetëve!

Shkruar nga Pamfleti
Gjekmarkaj sulmon Peleshin: Dumanin dhe Çelën po i trajton si
Agron Gjekmarkaj

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në seancën e sotme parlamnetare ku do të raportojën krerët  e drejtësisë ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që pyetjet për përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë të lexohen nga dikush nga sekretaria e Kuvendit ose nga vetë deputetët.

Gjekmarkaj tha se krerët e këtyre institucioneve po trajtohen si zëdhënës të deputetëve.

Ndër të tjera, ai e ka cilësuar Niko Peleshin, jo si një kryetar parlamenti, por si një haberxhi, i cili raporton apo vendos atë që i kërkohet nga PS.

“Po asgjësoni parlamentin. Ne deputetët e opozitës kemi ardhur të përgatitur në respekt për titullarët e institucioneve. Mos e sabotoni këtë seancë, lejoi deputetët të bëjnë pyetjet. Pyetja nuk është mekanike, ka tekst dhe kontekst. Përfaqëson interesin e qytetarëve.

Nëse na mohoni këtë të drejtë, po fyeni qytetarët dhe titullarët e institucioneve dhe po fikni parlamentin. Ju po i trajtoni titullarët si zëdhënës të deputetëve. Me çfarë të drejte i kërkoni atyre që të bëjnë prezantimin e pyetjes së deputetëve dhe prezantimin e përgjigjes. I bie që të na përgjigjen me shkrim e me postë. Dikush nga sekretaria e Kuvendit t’i lexojë pyetjet ose njëri prej deputetëve.

Jeni nën efektin e ngjarjeve që vetë i keni gatuar, por kuvendi nuk është pronë e Partisë Socialiste. Mos harxhoi drita, ujë dhe roje, mblidhuni njëherë në 6 muaj si Haxhi Lleshi. U zgjodhët si kryetar kuvendi dhe jeni kthyer në një haberxhi”, tha Gjekmarkaj.

 

agron gjekmarkaj kuvendi

Lini një Përgjigje