TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2023, 14:16

Garda pengoi gazetarët jashtë Parlamentit, Bardhi: Kjo tregon degradimin e regjimit të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Garda pengoi gazetarët jashtë Parlamentit, Bardhi: Kjo tregon

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pasi Garda e Republikës pengoi gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Ai tha në platformën X se kjo tregon degradimin e regjimit të Edi Ramës.

“Bllokimi i Gardës së Republikës fillimisht ndaj opozitës dhe sot ndaj medias e gazetarëve në krye të detyrës është jo thjesht i papranueshëm, por treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës. Duke dënuar aktin e sotëm të paprecedentë të sulmit ndaj gazetarëve, siguroj që nuk ka Gardë e Polici që mund të mbajë në këmbë një regjim të kalbur nga krimi dhe korrupsioni”, tha Bardhi.

Kujtojmë se ditën e sotme, gazetarët janë penguar nga garda teksa kanë dashur të intervistojnë deputetët. Këta te fundit po hynin në Kuvend ku pritej te zhvillohej seanca e radhës, e cila u zhvillua me kaos dhe tensione.

 

gazment bardhi kuvend

Lini një Përgjigje