TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2025, 17:25

“Fushatë me vdekjen”/ Edona Bilali ‘kryqëzohet’ në rrjet për spotin elektoral, detyrohet ta fshijë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Fushatë me vdekjen”/ Edona Bilali

Një video e publikuar nga kandidatja socialiste për deputete në Shkodër, Edona Bilai, ka shkaktuar reagime të shumta.

Ajo përdor në video një të moshuar (aktorin Besnik Çinari) në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Pavarësisht gjendjes ku është, ai shprehet se dëshira e tij e fundit është të jetojë deri më 11 maj, vetëm për të përmbushur premtimin e dhënë Edona Bilalit për ta votuar.

Në rrjet ka pasur akuza se ajo përdor vdekjen për efekt elektoral. Pas reagimeve videoja më pas është hequr nga faqet e saj në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje