TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2025, 09:41

Funerali i Papa Françeskut, Presidenti Begaj niset drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoni

Shkruar nga Pamfleti

Funerali i Papa Françeskut, Presidenti Begaj niset drejt Italisë

Presidenti, Bajram Begaj, është nisur sot drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare që do të mbahet në nderim të Papa Françeskut.

Në Vatikan pritet të mblidhen liderët botërorë, mes tyre edhe Trump, përfaqësues të lartë të kishës dhe besimtarë nga e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë i cili ndërroi jetë më 21 prill, një ditë pas festës së Pashkëve.

Begaj do të jetë pjesë e delegacionit shqiptar që do të nderojë figurën dhe trashëgiminë shpirtërore të Atit të Shenjtë, i cili për vite me radhë mbajti një qëndrim të fortë në mbrojtje të paqes, drejtësisë sociale dhe solidaritetit ndërkombëtar.

 

Lini një Përgjigje