Nuk kanë fund bëmat e Fatmir Xhafajt. Edhe pse drejton një komision periferik pa asnjë rol, Fatmir Xhafaj i ka hipur kalit mbrapsht dhe po bën gangsterin me krerët e institucioneve.
Gjatë ditëve të fundit kanë raportuar disa institucione në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Aty kanë qenë krerët e KLSH, SPAK apo KLGJ dhe Xhafaj është përplasur me të gjithë, duke u dhënë ‘leksione’ se si të punojnë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot me Avokatin e Popullit, i cili është për të raportuar punën e institucionit. Edhe pse Endrit Shabani sapo e ka marrë detyrën dhe raporti flet për vitin që lamë pas, Xhafaja është përplasur me të duke bërë ‘garipin’.
Shabani: Avokati i Popullit ka pasur 4 këshilltarë dhe vazhdon të ketë po kaq. Institucioni ynë mendoj se ka nevojë për më shumë inspektorë. Unë kërkoj që ne të kemi më shumë prezencë në terren. Kam zyra të reja në rrethe e nuk akomodoj dot, sepse nuk kemi mjaftueshëm staf. Vetëm 21 përqind e rekomandimeve të AP zbatohen. Unë s’jam i kënaqur me këtë performancë.
Xhafaj: Me çfarë jemi të kënaqur je dhe me çfarë jo… Duhet ta ndryshosh gjuhën, se po më flet këtu sikur je kryetar i partisë, jo Avokat i Popullit.
Shabani: Unë kam ardhur të përfaqësoj institucionin tim, ky koment nuk ju nderon. Nuk jam politikan.
Xhafaj: Ke qenë.
Shabani: Nuk kemi ardhur këtu të tregojmë çfarë kam bërë unë dhe ju në të shkuarën.
Xhafaj nje prokuror i Enverit, nuk duhej te kishte prezence ne sistemin post komunist, por shqiptaret jane popull i urte, i pavemendshem dhe qe harron dhe fal lehte. Ne fakt i kane hipur ne qafe gjithe xhelatet e vet.