TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Janar 2024, 14:50

'Çfarë thotë Rama, e thotë edhe marioneta e tij', Flamur Noka i përgjigjet ashpër Lulzim Bashës

Shkruar nga Pamfleti
'Çfarë thotë Rama, e thotë edhe marioneta e
Noka dhe Basha

Nënkryetari i Rithemelimit, Flamur Noka, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar  iu përgjigj deklaratave të një dite më parë të Lulzim Bashës, se “tymi në Kuvend i shërben vetëm Edi Ramës”.

“Çfarë thotë Rama, e thotë edhe marioneta e tij”, tha Noka, duke këmbëngulur se Lulzim Basha vepron nën urdhrat e kryeministrit.

Deputeti i PD-së, u shpreh gjithashtu se grupi parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi është i bashkuar në aksionin opozitar.

Ai tha se përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt me të cilët nuk pranon bashkëpunim, të tjerët janë gati për mosbindje civile.

“Grupi është i bashkuar, edhe PD është e bashkuar. Modalitetet janë në përfundim. Diskutuam format dhe mënyrën e aksionit tonë opozitar, përshkallëzimin dhe aktin final, mosbindjen civile” tha ai.

noka basha

Lini një Përgjigje