TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2026, 20:00

"Çfarë ju djeg?”/ Mziu debat të ashpër me Maznikun te “Territorialja”: Nuk do të bësh më komisione, kaq po të them!

Shkruar nga Pamfleti
"Çfarë ju djeg?”/ Mziu debat të ashpër me
Mziu përplaset ashpër me Maznikun te “Territorialja”

Mbledhja e radhës e Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, e zhvilluar sot në Dibër, është shoqëruar me debate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është përplasur verbalisht me bashkëkryetarin socialist të komisionit, Arbjan Mazniku, gjatë diskutimeve në sallë.

Sipas debatit të transmetuar nga mbledhja, tensionet nisën pasi Mziu nuk pranoi të ndërpriste fjalën dhe të respektonte kohën e përcaktuar për diskutim, duke refuzuar t’ia kalonte mikrofonin pjesëmarrësve të tjerë.

Në këtë moment ndërhyri Mazniku, i cili i kërkoi deputetit demokrat të respektonte rregullat e dëgjesës dhe kohën e përcaktuar për secilin folës.

Debati më pas u ashpërsua, me Mziun që iu drejtua Maznikut me tone të larta, duke deklaruar: “Çfarë ju djeg? Nuk do të bësh më komisione, kaq po të them”.

Nga ana tjetër, Mazniku reagoi duke theksuar se komisioni kishte zhvilluar tashmë disa dëgjesa publike dhe kërkoi që mbledhja të mos degradohej në konflikt politik.

“Kemi bërë 8 dëgjesa, mos e prish tani”, u shpreh ai gjatë debatit.

Debati: 

Eno Popi: Zoti Mziku, i kryem tre minuta. Zoti Malaj ishte 3 në kokë.

Xhelal Mziu: Kur i kryem tre? Ç’punë kam unë me Malajn. Absolutisht jo.

Arbjan Mazniku: E kemi bërë për të gjithë. Kemi rënë dakord (për kohën). O Luçian kemi rënë dakord, atij tjetrit në tre ia premë direkt.

Luçiano Boçi: Lëre të flasë.

Arbjan Mazniku: Fjalën ramë dakord ta bëjmë me të gjithë,

Xhelal Mziu: Do të flas.

Arbjan Mazniku: Me rregullat që kemi rënë dakord, tham 3 minuta, 3 minuta.  

Eno Popi: Zoti Mziu e kaluam. Keni ngritur dy pyetje që unë i kam tani te financat.

Xhelal Mziu: Jo mo vlla, përgjigjem unë.

Arbjan Mazniku: Më lë të flas tani. Kemi bërë 8 dëgjesa dhe kemi rënë dakord, mos e prish tani.  

Xhelal Mziu: Çfarë pune të prish ty? Çfarë ju djeg?

Arbjan Mazniku: Mos prish kohën që kemi rënë dakord.

Xhelal Mziu: Unë mund të isha aty bashkë me ty, se jam anëtar i Komisionit.

Arbjan Mazniku: Mund të ishe patjetër, por kemi rënë dakord për kohën.

Xhelal Mziu: Do flas pa limit.

Arbjan Mazniku: Po jo pra, nuk është pa limit.

Xhelal Mziu: Nuk do të bësh më komisione, kaq po të them. E kam radhën për të folur.

Arbjan Mazniku: Kemi rënë dakord.

Xhelal Mziu: Mazniku je i ri në këtë punë, ti ke çështje të tjera.

Luçiano Boçi: Jo mos e mbyll, fol edhe tre minuta.

Arbjan Mazniku: Element thelbësor i një shoqërie, rregullat. Ti 3 minutëshin e harxhove.

“territorialja” diber debat xhelal mziu

Lini një Përgjigje