Evgjeni Bashari u zgjodh në krye të ILDKPKI me mbështetjen e ish-kryetares së Komisionit të Ligjeve, sot e marrë e pandehur nga SPAK, znj. Klotilda Bushka...
Njohja e hershme e tyre nga koha kur punonin pranë Gjykatës së Lartë ka ndihmuar znj. Bashari të anashkalojë kriterin ligjor për 15 vite vjetërsi pune si juriste, të parashikuar nga neni 12, germa “b” e ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, për t’u zgjedhur drejtuese në ILDKPKI. Ky kriter ishte përdorur nga Kuvendi në vitin 2014 për shkarkimin e Zana Zhukës, pikërisht për mungesë vjetërsie në profesion.
Miqësia mes tyre nuk e pengoi znj. Bushka të merrte pjesë në procesin e përzgjedhjes së kandidaturës së znj. Bashari për Inspektor të Përgjithshëm të ILDKPKI. Sipas të dhënave zyrtare të Kuvendit, znj. Bushka, në atë kohë deputete, ka qenë relatore në Komisionin e Çështjeve Ligjore, pra personi përgjegjës për kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit që paraqiti znj. Bashari për plotësimin e kushteve ligjore.
Gjithashtu, sipas biografisë së publikuar, Bashari nuk ka deklaruar gjatë kandidimit për kryetare të ILDKPKI periudhën e punësimit pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Përveç kësaj, ajo ka fshehur edhe faktin se gjatë kësaj periudhe, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i ka konstatuar shkelje në detyrën e Drejtores së Drejtorisë Juridike dhe Licencave të AMA-s, sipas raportit të KLSH për vitin 2017.
Po sipas këtij raporti (vendimi nr. 153, datë 31.10.2017, fq. 13), AMA-s i është rekomanduar edhe largimi i saj nga detyra, si dhe për shkeljet e konstatuara është bërë referim pranë Prokurorisë.
Pra, znj. Bashari, aktualisht kryetare e ILDKPKI dhe mike e ish-kryetares së Komisionit të Ligjeve, ka mbajtur të fshehta këto fakte gjatë procesit të përzgjedhjes së saj në krye të një institucioni kushtetues që ka rol kyç në reformën në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit.
Pyetjet që dalin:
Si u pranua Bashari në punë pranë AMA-s dhe si u rikthye më pas në ILDKPKI?
Çfarë masash mori AMA për të zbatuar rekomandimet e KLSH?
Pse Kuvendi nuk verifikoi siç duhet mosplotësimin e vjetërsisë në punë dhe mosdeklarimin e shkeljeve të konstatuara?
Mosdeklarimi i këtyre fakteve, bashkë me mosplotësimin e kritereve të vjetërsisë, kanë ndikuar drejtpërdrejt në një proces kushtetues siç është përzgjedhja e kryetarit të ILDKPKI nga Kuvendi i Shqipërisë./Pamfleti
???? Raporti i KLSH 2017: link
???? Vendimi nr. 153, datë 31.10.2017, i KLSH: protokolluar me nr. 305/11, datë 31.10.2017
"Ti ngjajë përi gëzofit" porosisnin gjyshet kur delte nevoja për të andruar rrobat. Znj. Bashari dhe Znj. Bushka i ngjajnë njëra tjetrës. Nuk duhen andruar teshat e vjetra, duhen blerë tesha të reja. Riformatim i Institucioneve Shtetëre. Rithemelim i Pluralizmit Shqiptar. Veting dhe hetim pasuror i krerëve të Institucioneve të "Reformës në Drejtësi".