TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 09:34

Paniku që ka zënë Edi Ramën, dhe si po i shantazhon mediat e majta

Shkruar nga Pamfleti
Paniku që ka zënë Edi Ramën, dhe si po i shantazhon mediat e
Edi Rama /

Kryeministri përdori prishjet arbitrare si armë politike kundër ish-kryebashkiakut, por rënia e popullaritetit dhe rebelimi në mazhorancë po e kthejnë betejën në një luftë për jetë a vdekje...

Edi Rama firmosi menjëherë vendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sapo këshilli bashkiak, me vota të përbashkëta, hartoi kërkesën. Por, i përgatitur për kundërlëvizjen që do të vinte nga ankesa e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, Rama mësohet se ka hyrë në ankth, pasi kjo shkresë mungon ende.

Rrjeti i informatorëve që Rama ka shpërndarë kudo i ka sjellë sinjale për një lëvizje të fortë, të ngritur nga njerëzit e Veliajt, që ai e konsideron fatale. Lëvizja, sipas burimeve, është projektuar në heshtje dhe pritet të shpërthejë javën e ardhshme: aksioni “Rilindja Urbane 2.0”.

Në realitet, ky aksion është prishja masive e dhjetëra baresh e restorantesh, që kanë qenë burim jetese për qindra familje: pronarë, punonjës, qiradhënës. Rama e nisi këtë “matrapik” politikisht në Tiranë, duke ia faturuar Veliajt si fajtor për lejimin e ndërtimeve, ndërkohë që ai vetë e përdor këtë si armë për ta goditur.

Një pjesë e madhe e të dëmtuarve kanë pajtuar avokatë dhe pritet të ankimojnë vendimet e prishjes në Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat administrative, duke kërkuar dëmshpërblime. Ka sinjale se çështja mund të shkojë deri në Strasburg, ku gjykata europiane ka gjasa t’u japë të drejtë qytetarëve dhe të detyrojë qeverinë të kthejë miliona euro.

Prishjet, që Rama i sheh si “atu” politike, i janë kthyer në makth. Sondazhet e fundit tregojnë një rënie drastike të popullaritetit të tij, sidomos në Tiranë. Pikërisht kjo e shtyu që të kërkojë zgjedhje të shpejta në kryeqytet, me synimin për të parandaluar greminën që po i hapet. Ka zëra se është diskutuar edhe një pazar me Berishën për të zhvilluar sa më shpejt zgjedhjet.

Por gjithçka mund të shkojë kot, sapo Veliaj të publikojë të vërtetën e tij mbi lejet për hapësirat e bareve e restoranteve dhe kundërshtimin për prishjet arbitrare. Ai tashmë ka nisur fushatën e tij: njerëzit pranë tij po e shndërrojnë debatin për prishjet në një kauzë kundër Ramës, duke i cilësuar jo vetëm arbitrare, por edhe me pasoja ekonomike, sociale dhe politike.

Rama e di se tatëpjeta e tij do të nisë kur të shpërthejnë zërat kundër brenda mazhorancës. Ndaj ndërmori lëvizjen e parë kundër Veliajt. Por çdo lëvizje ka reaksionin e saj, dhe shpesh ky i dyti është më i fortë e më i rrezikshëm. Për Veliajn, kjo është një luftë për jetë a vdekje, dhe ai nuk ka më asgjë për të humbur./ Pamfleti

paniku edi rama erion veliaj shantazhi

4 Komente

  1. A
    Artani

    Edi Rama e ka ve din ne burg.

    1. S
      SHKODRANK.R

      SHPETUAM -THA PLAKU HOXHA KISH RENE NGA XHAMIA DJALI FSHEHTAS BUZEQESHTE BEJ DUHA DUARVE TE MIA

      1. M
        Miri

        NEPAL- se shpejti...

        1. M
          Miri

          Gen Z po vjen..... NEPAL albania

          Lini një Përgjigje