TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 11:04

Debate të forta në Konferencën e Kryetarëve, PD nuk toleron Peleshin; kërkon shkarkimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Debate të forta në Konferencën e Kryetarëve, PD nuk toleron

Konferenca e Kryetarëve të grupeve dhe komisioneve parlamentare është përfshirë në debate në takimin e sotëm që i paraprin seancës plenare.

Shkak është bërë deklarata e demokratit Gazment Bardhi, i cili kërkoi edhe këtë të hënë shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit.

DEBATI

Gazment Bardhi: Ju sjell në vëmendje se keni detyrim të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për kërkesën e PD-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Thirrja e Këshillit është detyrim që ju duhet ta respektoni.

- Kemi sjellë edhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se është në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores. Ju duhet ta përfshini atë kërkesë.

- Çështja e 3-të. Ne kemi dorëzuar një kërkesë për Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Në bazë të Rregullores do duhej që ky mocion me debat të ishte përfshirë në këtë mbledhje të Konferencës së Kryetarëve. Sot skadon dita e 3-të e afatit siç e parashikon Rregullorja dhe deri tani ne nuk kemi njoftim për mbledhje tjetër.

E gjej pa vend dhe në shkelje të Rregullores parashikimin që çështje të ndryshme apo raporte të institucioneve Kushtetuese të kalojnë në dy komisione. Kjo është e pa vend, pasi nuk mund të raportohet në dy komisione. Nuk ka kuptim fjala vjen që Prokurori i Përgjithshëm të raportojë në dy komisione e pastaj edhe në Kuvend. I bie të ketë duble raport për një çështje apo për një institucion. Ju keni bërë ndryshime në disa nene të Rregullores, por keni harruar nenin që e rregullon këtë çështje.

Jorida Tabaku: Raporti i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk dihet, të kalojë tek Komisioni i Ligjeve. Komision përgjegjës për këto çështje është komsioni i ri, ai i për të Drejtat e Njeriut. Nuk mund të ketë komsione kryesore dhe komisione të dorës së dytë. Po shkelni bazën e Rregullores që vetë e keni ndryshuar dhe vetë e keni miratuar.

Agron Gjekmarkaj: Pavarësisht se vini nga zgjedhjet farse, Kuvendi e ka zgjedhur një kryetar dhe nuk është e nevojshme të zgjedhim një kryetar tjetër për të kontrolluar kryetarin. Nuk doja te flisja, por Balla si letrat ka krijuar një të vërtetë të tij, duke folur për arritje. Në fakt  dje doli një raport i DASH-it. Kuvendi duhet të krijojë hapësirë të flitet për ato çështje themelore që janë ngritur në atë raport. Krim, korrupsion, një realitet i nxirë. Por ju po i ikni të vërtetës duke krijuar realitet fals. I ikët edhe përgjegjësisë për të folur për qeverinë tuaj pasi ju i trembeni transparencës.

Lini një Përgjigje