TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2024, 22:00

"Eskursione me lekët e shqiptarëve", Marin Suli akuza Ramës: Po vjedh emigrantët me uljen e euros

Shkruar nga Pamfleti

"Eskursione me lekët e shqiptarëve", Marin Suli akuza

Sekretari i Përgjithshëm i Omonia-s, Marin Suli ka folur për takimin e kryeministrit Rama me emigrantët në Selanik. Ai ka akuzuar drejtpërdrejtë Edi Ramën se po vjedh emigrantët me uljen e këmbimit të euros. Suli theksoi se kjo nuk ndodh në asnjë vend të Europës.

“Duhet të kemi të qartë një gjë, ai që foli për 50 minuta para emigrantëve, është grabitësi më i madh edhe ai atyre pak emigrantëve që ishin në atë sallë në Selanik sepse për një euro që ata dërgojnë në Shqipëri, zotëria i merr menjëherë 400 lekë të vjetra. Kursi i këmbimit në Shqipëri i Lekut me Euron nuk ekziston në asnjë vend të Europës. Ndërkohë që ne flasim na ka shkarë një lajm”, u shpreh Suli në A2.

Ndërkohë, sekretari i Omonias i quajti takimet e Ramës me emigrantët si ekskursione, të cilat sipas tij, organizohen me lekët e shqiptarëve.

“Hap në Instagram dhe pjesa më e madhe e kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve, i ke të gjithë duke pirë uzo dhe duke ngrënë në tavernat e Selanikut. Këta kanë 6 muaj që bredhin me diasporën, por me çfarë lekësh po bredhin? Kam përshtypjen që po bredhin me lekët tona”, tha Suli.

Lini një Përgjigje