TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Dhjetor 2025, 21:58

Çështja e pagave në drejtësi ka “tërbuar” Ramën, Gjykata Kushtetuese vendos në 20 janar!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e pagave në drejtësi ka “tërbuar”

Rama hap disa fronte "lufte" me drejtësinë...

Kryeministri Edi Rama rihapi sot një debat të vjetër, atë të pagave të gjyqtarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai akuzoi gjyqtarët se duan miliona lekë shtesë, edhe pse paguhen shumë më tepër se disa kategori të tjera.

Sulmi i tij erdhi pas një reagimi nga Shoqata e Gjyqtarëve, e cila kërkoi të ndalen presionet ndaj Kushtetueses sa i takon çështjes “Balluku”. Si duket kjo nuk u kapërdi nga Rama, i cili doli te pagat, duke dashur të tregojë se po tentohet një “republikë gjyqtarësh apo prokurorësh”. Sipas tij, ata e dinë detin kos dhe duan paga “sheikësh”.

Por për çfarë bëhet realisht fjalë?

Bëhet fjalë për një kërkesë të bërë në Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve, i cili ka kërkuar rritje të pagës së gjyqtarëve me afro 800 euro. Bëhet fjalë për një çështje që ka shkaktuar debat që në muajin qershor, periudhë kur u depozitua padia. Në atë kohë Edi Rama reagoi ashpër, duke ushtruar presion ndaj Kushtetueses.

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve është: “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 1 dhe 2 të ligjit nr. 33/2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”” që parashikojnë: 1- “a) paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 me pagën e Presidentit të Republikës” dhe 2- “2. Për vitin 2023 paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë përllogaritet sipas këtij ligji nga data 1 prill duke u bazuar, për efekt të përllogaritjes, në pagën e Presidentit të Republikës me vlerë 425000 (katërqind e njëzet e pesë mijë) lekë”.

Çështja e pagave në drejtësi ka “tërbuar”

Seanca gjyqësore për këtë çështje ishte planifikuar në Kushtetuese në datën 11 dhjetor, por mësohet se ajo është shtyrë për në datën 20 janar. shtyrja ka ndodhur pak ditë më parë dhe nuk ka të bëjë me debatet sot.

Përplasja mes gjyqësorit, ekzekutivit dhe Parlamentit për përllogaritjen e pagave të magjistratëve nisi në vitin 2019, kur Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se përllogaritja e pagave të gjyqtarëve bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ishte e gabuar dhe se gjyqtarëve po u mbahej një pjesë e pagës që u takonte, në bazë të ndryshimeve ligjore të vitit 2016.

Parlamenti, ndërhyri në vitin 2021 në ligj dhe bëri ndryshime të tilla që normuan si të drejtë llogaritjen e bërë nga KLGJ-ja dhe anashkaluan propozimet e KLSH-së. Këto ndryshime u panë nga gjyqtarët si ulje page dhe shkelje e nenit 138 të Kushtetutës, ku për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, nuk lejohen ndërhyrje të kësaj natyre. Unioni kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve dhe Gjykata Kushtetuese vendosi në vitin 2022 ta pranonte padinë, duke shfuqizuar nenet e ndryshuara të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” mbi pagën referuese. Kushtetuesja i kërkoi Kuvendit të rishihte ligjin dhe të qartësonte referencën për pagën e magjistratëve.

Në vitin 2023, Kuvendi bëri ndryshime të reja, nisur nga vendimi i Kushtetueses, duke e lidhur pagën e magjistratëve me atë të Presidentit të Republikës. Ky ndryshim solli rritje të pagave të magjistratëve, siç parashikohej në ligjet për reformën në drejtësi, dhe rriti me 570 lekë edhe pagën referuese. Në të njëjtën kohë u miratuan edhe ndryshimet në pagat e administratës civile, të cilat u rritën disa herë.

Gjyqtarët, paga referuese e të cilëve lidhej tani me atë të presidentit, nuk përfituan nga kjo rritje pagash. Për Unionin e Gjyqtarëve, këto ndryshime bien ndesh me nenin 138 të Kushtetutës.

Unioni interpreton se shkëputja e pagës së gjyqtarëve nga administrata civile dhe mos përfitimi prej tyre i rritjeve që u bënë pagave të administratës sjell në një mënyrë “një ulje faktike të pagës, pavarësisht se, formalisht, paga nuk është ulur, madje është rritur me 570 lekë”. Unioni thotë se me ndryshimet e sistemit të pagave në vitin 2023, magjistratëve u mohohet një rritje page prej 78 mijë lekësh. /Pamfleti

1 Komente

  1. H
    Hallexhiu

    Po pra po per kaq pak behet fjale ,keta e ndriten jemi ber me 200k dosje stok .syte si keni ne balle nuk e shikoni dif e frikshme me pjesen tjeter te shoqerise apo keta vemje jetojne tjeter planet po per policin pse,skerkon njeri apo cja qi ropt i ka ber lopa, rame merr masa mos u dorzo se po te qin ne byth keta ,skuthet e drejtesise duket qe eshte skenar nga te gjith rrangjet e drejtesise Beje nje referendum per sistemin mos e caj bythen e ta marrin vesh keta sa i do populli se si shum jan fryre.i merr amerika pastaj se keta jan dhe shum te afte

    Lini një Përgjigje