TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2025, 11:00

'Erdha në Tiranë të të vrisja'/ Rama takon ‘aleatin’ e Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti
'Erdha në Tiranë të të vrisja'/ Rama takon
Elmar Brok dhe Rama

Emri i ish-eurodeputetit gjerman Elmar Brok ka tërhequr vëmendjen në skenën politike shqiptare, veçanërisht pas ngjarjeve të majit 2024, kur ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq përkrah tij nga ballkoni i banesës, duke thyer masën e arrestit shtëpiak për çështjen "Partizani".

Sot, Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama gjatë një ceremonie në Gjermani për ndarjen e Çmimit “Karlit të Madh”. Takimi mes tyre është shoqëruar me një përqafim të ngrohtë, që Rama e përshkruan si përqafim mes dy miqsh të vjetër.

Krahas një fotografie ku shfaqet përqafimi dhe buzëqeshja mes të dyve, Rama ndau edhe disa detaje nga biseda me Brok. Sipas tij, Brok jo vetëm e ka uruar për fitoren në mandatin e katërt si kryeministër, por edhe me humor i ka thënë se “erdhi në Tiranë për ta vrarë”, por ai (Rama) "u ngjit përsëri".

Nga ana tjetër, Rama ka treguar se i ka bërë një “vërejtje miqësore” Brokut, duke i thënë: “Nuk ta fal që erdhe deri në Tiranë e nuk pimë një kafe”. Ai shton me një citat nga Nietzsche: “Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”, duke e lidhur me borxhin që ndjen ndaj Brokut për mbështetjen e dikurshme.

Postimi i Ramës

Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!

Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!

Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër

*Aachen, Gjermani
Ndërkohë, Brook u shfaq në krah të Berishës edhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku kreu i PD pësoi disfatën më të thellë elektorale.  

elmar brok

Lini një Përgjigje