
Endrit Shabani është nju figurë e njohur e politikës shqiptare. Ai është drejtues i “Nismës Thurja”, në zgjedhjet e 11 majit ai kandidoi për deputet krah koalicioni të Adriatik Lapajt “Shqipëria Bëhet”.
Do të dukej qesharake, nëse do e përfytyronim Endrit Shabanin si një person që merrej me veprime të paligjshme, për shembull trafikimin e lëndëve narkotike! Por, ja që kjo ka qenë “ëndrra” e Endrit Shabanit si maturant.
Në një rrëfim të hapur dhe frymëzues në emisionin Rudina, Endrit Shabani na ktheu pas në kohë, duke treguar sesi shkolla ‘Harry Fultz’ i ndryshoi jetën dhe i hapi horizonte që në një mjedis ku shpresa për të ardhmen dukej e largët.
Duke ardhur nga lagjja ‘Ali Demi’, ku shumë nga shokët e tij nuk imagjinonin asnjëherë universitetin, Endriti na rrëfeu sesi atmosfera dhe pritshmëritë në ‘Harry Fultz’ ishin një transformim i vërtetë.
“Shkolla ‘Harry Fultz’ ka pasur një gjë të mirë, ngaqë ka qenë një shkollë me provim hyrës, kishte një filtrim që në disa shkolla të tjera nuk ishin dhe për mua ka qenë transformimi i jetës. Unë vija nga lagjja ‘Ali Demi’, një pjesë shumë e madhe e shokëve të mi nuk mendonin se do të shkonin në universitet. Në një farë kohe dhe unë mendoja se do të merresha me drogë kur të rritesha, sepse ky ishte modeli.
Ne ishim 11 ose 12-vjeçare dhe ata që ne i shikonim të suksesshëm ishin këta që vinin me makina dhe merreshin me drogë dhe nuk mendonim se do të shkonim në universitet. Kur unë shkova tek ‘Harry Fultz’ në vit të parë mësuesja tha ‘unë besoj se ju të gjithë do të shkoni në universitet’, unë mendoja se nuk e kishte me mua, e kishte me të tjerët. Pra nuk ishte pritshmëria.
Pavarësisht se unë po ankohem për rebelizmin e ‘Harry Fultz’, struktura e shkollës dhe shoqëria aty, të gjithë ishin studentë që e kishin një filtër, e merrnin seriozisht shkollën, librat ishin anglisht ishin shumë të mëdhenj. Kishte raste që këta nuk gjenin dot librat e shkollës së mesme dhe ne kishim libra universiteti”, rrëfeu Endrit Shabani.
Lini një Përgjigje