TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2023, 13:58

Emigrantët nga Italia, Peleshi: Infrastruktura do të ngrihet në bazën ajrore të Gjadrit

Shkruar nga Pamfleti

Emigrantët nga Italia, Peleshi: Infrastruktura do të ngrihet në

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, tha se 7 ha të ish repartit të bazës ajrore të Gjadrit është vënë në dispozicion të ngritjes së strukturës së akomodimit dhe shërbimit për emigrantët.

Pjesë e protokollit është dhe fakti që kjo infrastrukturë që do të ngrihet, pasi të mbarojë efekti i protokollit 5 vjeçar do i ngelet palës shqiptare.

"Është brenda një ish reparti dhe kemi plane për të zhvilluar në të ardhmen disa aktivitete në funksion të forcave të armatosura, ministrisë së mbrojtjes dhe emergjencave civile", tha Peleshi.

Nga pranvera e vitit 2024, emigrantët e shpëtuar në detin Mesdhe nga anijet italiane do të transferohen në Shqipëri. Italia do të përdorë portin e Shëngjinit, pranë Barit, dhe zonën e Gjadërit, për të ndërtuar me shpenzimet e saj dy struktura një për hyrje, për procedurat e zbarkimit dhe identifikimin, dhe një për pritjen e përkohshme të emigrantëve të shpëtuar në det.

Kryeministri shqiptar Edi Rama udhëtoi drejt Romës më 6 nëntor për të firmosur me homologen italiane marrëveshjen me Shqipërinë që do të pres të paktën 36 mijë refugjatë më vit.

niko peleshi marrëveshja emigrantëve

Lini një Përgjigje