TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2023, 12:15

Berisha i jep lamtumirën Mirush Kabashit: Ishte mbreti i skenës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i jep lamtumirën Mirush Kabashit: Ishte mbreti i skenës

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte pjesë e homazheve për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit të madh Mirush Kabashi që u nda nga jeta ditën e djeshme. Berisha tha se Kabashi me veprën që ka lënë është i pavdekshëm.

“Erdha për të shprehur mirënjohjen dhe admirimin për gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashi. Por për Mirushin ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgime që lë për ne dhe brezat që vijnë. Ai vërtetë ndahet por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse.

Ai ishte mbret, në skenë. Askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij, në personazhet, që mori përsipër. Me apologjinë e Sokratit shënoi ndoshta kulmin e tij në skenën shqiptare dhe atë ndërkombëtare” tha ai.

Figura të artit, kulturës dhe politikës kanë marrë pjesë sot në  homazhet për mjeshtrin e madh Mirush Kabashin. Në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u vendosën buqeta me lule në nderim të aktorit të madh të njohur si “Sokrati” shqiptar.

sali berisha mirush kabashi

Lini një Përgjigje