TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2023, 12:46

Balla mbron marrëveshjen për emigrantët: Nuk ka cënim të territorit

Shkruar nga Pamfleti

Balla mbron marrëveshjen për emigrantët: Nuk ka cënim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, tha se marrëveshja me Italinë për emigrantët, nuk cënon territorin shqiptar. Shqipëria do t’i vendosë në dispozicion Italisë, një sipërfaqe toke të përkohshme dhe shtoi se të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga pala italiane.

Nëse Italia nuk do t’i respektojë detyrime, do të ketë penalitete, sipas ministrit Balla.

Balla tha se në këto dy qendra, në Gjadër dhe Shëngjin, do të akomodohen përkohësisht një pjesë e emigrantëve. Mes të tjerash Balla tha se vendi rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm.

“Qendra e pritjes së refugjatëve, me shpenzimet e Italisë. Do të akomodojmë përkohësisht një pjesë të emigrantëve. Numri i emigrantëve që do akomodohen njëkohësisht nuk mund ta kalojë kuotën e 3 mijë. Vendi rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm. Përdorim i përkohshëm i një sipërfaqe pasurore. Italia do i akomodojmë refugjatët vetëm brenda strukturës”, tha Balla.

taulant balla marrëveshja për emigrantët

Lini një Përgjigje