Kryeministri në mes dy zjarresh…
Një axhendë paksa e çuditshme është përcaktuar për Edi Ramën, i cili pritet të vizitojë SHBA-në pas datës 7 shtator.
Një burim diplomatik i tha ‘Pamfleti’-t, se kreu i qeverisë do të vizitojë SHBA jo në kuadrin e asamblesë së OKB-së, ku Shqipërinë do ta përfaqësojë Presidenti Bajram Begaj.
Rama, mësohet se do të ketë edhe takime të rëndësishme në Nju Jork me disa përfaqësues të lobit shqiptar dhe atij hebre, por pritet që të ketë audienca edhe në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe Kongres.
Mësohet se, axhenda e Ramës ka një kleçkë të çuditshme, pasi është vendosur që të shkojë pas Asamblesë së PS-së së 4 shtatorit, ku priten ndryshime në qeveri.
Pak ditë më parë, mësuam se SHBA dhe partnerë të tjerë i kanë kërkuar Edi Ramës që të largojë nga mazhoranca të gjithë personat që janë shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe. Madje mësohet se i kanë kërkuar edhe largimin e djalit të Aqif Rakipit, i cili është ndëshkuar nga SHBA.
Ndërkaq, rreth 10 deputetë nga grupi parlamentar i PS-së mësohet se janë ndëshkuar nga Britania e Madhe, ku këto ditë kanë qarkulluar emra të rëndësishëm. Disa media kanë folur madje se në listen e zëzë është edhe zëvëndësja e Ramës dhe eksponentë të tjerë shumë të rëndësishëm.
Por deri tani nga mazhoranca nuk ka ende një pore që t’i zyrtarizojë këto zëra, të cilët i thonë me zë të ulët.
Gjithçka do të merret vesh të hënën e ardhshme ku dhe mblidhet Asambleja e PS-së. Nëse Rama largon të gjithë emrat e përfolur deri më sot, atëherë vërtetohen zërat e qarkulluar deri më tani. Megjithatë ka edhe një version tjetër, atë që Rama nuk do t’i largojë menjëherë të gjithë njerëzit e kërkuar nga partnerët. Nëse ndodh kjo, atëherë ka shumë gjasa që axhenda e Ramës në SHBA të pësojë një ndalim të menjëhershëm.
Siç mësohet, po flitet deri edhe për një audiencë në zyrën ovale. Por njeriu që po merret më këtë axhendë, i cili është jo vetëm Tony Blair, por edhe Bill Clinton, i kanë bërë të ditur Edi Ramës se duhet të veprojë siç i është kërkuar. Madje kërkesat për të larguar njerëzit e ndëshkuar në SHBA apo ata që janë të lidhur me krimin e organizuar, i janë ofruar prej kohësh.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, madje arriti deri aty sa deklaroi te Fevziu se krimi rrezikonte të merrte pushtetin në vend. Megjithatë, Edi Rama e di se nëse bën ç’i thonë partnerët ai do të jetë edhe më i dobët se tani, e mos u rrëzoftë në shtator, lëshimi do ta bëjë edhe më të brishtë. Ndaj, ka mjaft dyshime se Rama do të veprojë si autokrat. Siç e vizatojnë tashmë të gjitha qarqet perëndimore.
Dje, Deutsche Welle në gjuhën shqipe, publikoi një koment të Florian Biberit, austriakut mjaft me ndikim, i cili e barazonte autokracinë e Edi Ramës, të njëjtë me Dodikun e Vuçiçin.
Ama, nëse Rama lëviz keq me datë 4, nuk është çudi që në New York Times të publikohet pjesa e dytë e sagës ballkanike. Kur një vit më parë u akuzua Aleksandër Vuçiç si shefi i mafies në Serbi./Pamfleti
Lini një Përgjigje