Partia Socialistë është kthyer në strehë e “hajdarëve” të krimit...
Më 7 qershor 2019, kur kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatin për Kryetar Bashkie të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, u tha banorëve të zonës: -Kreshniku është figurë e pastër në çdo aspekt, model i zbatimit të ligjit, përfaqësues i moralit dhe vlerave më të mira të PS.
Por pas 4 vitesh krye bashkiak, edhe “rilindësi” i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, doli se nuk qenka figurë e pastër, siç deklaroi e garantoi Babloku, por i damkosur penalisht si Agim Kajmaku i Vorës, Qerim Ismaili i Mallakatrës, Ervis Roshi i Kavajës etj., etj.
Krye bashkiaku i Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar me burg në 23 qershor 1999, me vendim të gjyqtarit të Gjykatës Penale të Janinës, Nicolaos Raptis, por kur kandidoi për mandatin e parë, nuk e deklaroi në formularin zyrtar të dekriminalizimit.
Më 2019-ën Babloku e kandidoi burgaxhiun Kreshnik Hajdari, me kërkesë e financim të oligarkut përdhunues Pëllumb Salillari, por edhe kandidimi për mandatin e dytë, madje Salillari ka joshur e përdorur si garanci edhe ministrin Bledar Çuçi, si drejtues politik të Qarkut Berat.
Në mandatin e parë, Babloku e prezantoi Kreshnik Hajdarin si “figurë të pastër e model”, mirëpo doli me “njollë” në Greqi, të cilën e ka fshehur, ose Edi Rama dhe ish-drejtuesi politik i qarkut, Blendi Klosi, e kanë ditur dhe e kanë lejuar, ngaqë ishte i preferuar i Pëllumb Salillarit.
Nëse Babloku, nuk e ka ditur vërtetë që krye bashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka qenë i dënuar me burg në Greqi, sipas ligjit të dekriminalizimit, duhet ta heq nga kandidimi për mandatin e dytë, sepse ka mashtruar edhe atë edhe PS-në.
Babloku e ka të lehtë ta heq Hajdarin e Salillarit nga kandidimi, me shablonin e tij të bërë meme: - “Përgjegjësia është personale, PS nuk bëhet strehë e personave me probleme penale”. Po dhe me krye bashkiakun e Kuçovës, Edi Rama e PS, po tregojnë se vazhdojnë të jenë grumbullues dhe strehë e “Hajdarëve” të botës së krimit.
Por nëse PS nuk e heq kandidatin burgaxhi Kreshnik Hajdari, KQZ duhet ta ç’regjistrojë sipas ligjit të dekriminalizimit, ndërsa SPAK duhet ta marrë të pandehur për veprën penale: Mashtrim e falsifikim në formularin zyrtar të vetë-deklarimit, sipas nenit 190 të Kodit Penal.
Të shohim, nëse oligarku Pëllumb Salillari, do futet në lojë me “verdhushka” te Babloku, Çuçi e te Celibashi i KQZ, për ta lënë Hajdarin e Kuçovës kandidat më 14 maj; pse jo edhe në SPAK për të mos i filluar procedimin penal.
Siç Salillari, “loboi” për të pushuar çështjen penale ndaj krye bashkiakut Kreshnik Hajdari, për vjedhjen e përbashkët 2 milionë Euro në tenderin e ujësjellësit 3.6 milionë Euro, dhe shkatërrimin e zonës së mbrojtur “Kanioni Sinec” në Lumas, për të ndërtuar fabrikë uji me Blendi Klosin./Pamfleti
Lini një Përgjigje